BallinaAktualitet"Pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë janë integruar", av.Hasani: Grupet kriminale në Britani...

“Pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë janë integruar”, av.Hasani: Grupet kriminale në Britani veprojnë me “kodin e nderit”

spot_img
spot_img

Avokati shqiptar që jeton në Londër, Naim Hasani, u shpreh se pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë janë integruar plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e ishullit.

Ai shtoi se grupet kriminale, sidomos gjatë  vitit 2022 trafikuan drejt Mbretërisë së Bashkuar mijëra emigrantë kundrejt kanalit La Mansh.

“Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Britani janë kontribuues të drejtpërdrejtë të ekonomisë së Britanisë dhe janë personalitete dhe janë pjesë e çdo  pjesë të shoqërisë britanik dhe kontribuojnë dhe e bëjnë shqiptarët krenarë. Kriminalët, që organizojnë trafikun janë të sofistikuar, janë grupe të pashpirt kriminale, që organizuan udhëtimin e mijëra shqiptarëve gjatë 2022 me gomone drejt Britanisë. Vlera e udhëtimit me gomone ra në mënyrë drastike dhe çdo pagesë për perona ishte 6 mijë paund për person”, tha ai.

Avokati Naim Hasani në një lidhje me “Skype” në emisionin “360 gradë” theksoi se grupet kriminale në Britani dallojnë për nga mënyra se si funksionojnë pasi veprojnë me ‘kodin e nderit’.

“Kam parë shumë shqiptarë në burgje, të dënuar për kultivim të kanabisit dhe tregtim të drogës dhe motivimi kryesor i tyre është një mundësi për t’u pasuruar sa më shpejt.
Policia britanike ligji dhe drejtësia është shumë e fortë. Policia ka një taktikë të jashtëzakonshme, pasi i lë të pasurohen dhe më pas u marrin gjithçka kanë.
Sa i përket rrezikshmërisë, grupet kriminale kanë një veçanti sepse veprojnë me “kodin e nderit”. Pra është shumë e vështirë të thyesh grupe të tilla. Ka shqiptar që janë dënuar me 22-25 vite burg, por ato janë për menaxhim të grupeve të strukturuara kriminale. Agjencia kombëtare e krimit në Britani, monitoron asgjëson dhe mundohet të çojë përpara drejtësisë kriminelët dhe i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’i vënë përpara drejtësisë”, tha më tej ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular