Besimtarët katolikë po kremtojnë festën e Pashkëve. Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Mesha e Shenjtë, që u drejtua nga imzot Arjan Dodaj, mbahet në nderim të ringjalljes së Jezu Krishtit.
Në drekën e të dielës, familjet mblidhen për të festuar me ushqimet më të mira.
Pashka është festa më e madhe e krishtërimit dhe simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij. Në kujtim të birit të Zotit, i cili për 40 ditë qëndroi pa ngrënë e pa pirë, besimtarët po kaq ditë kufizohen në ngrënien e disa ushqimeve.
Besimtarët uruan për më shumë paqe e harmoni.