Ndalohet për dhunë në familje Pëllumb Çela, Memaliaj. Goditi vëllanë e tij.
Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.
Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.