BallinaShow BizzShtatzënia e vështirë, Nora Malaj rrëfen dilemën: Ose do abortoja, ose do...

Shtatzënia e vështirë, Nora Malaj rrëfen dilemën: Ose do abortoja, ose do rrezikoja

spot_img
spot_img

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, pedagogia Nora Malaj, rrëfen një nga vendimet më të vështira që i është dashur të bëjë gjatë shtatzënisë: të abortonte fëmijën, apo të rrezikonte nga ana ligjore sepse në atë kohë ndërprerja e shtatzënisë përbënte vepër penale.

Për Norën ajo ishte një shtatzëni e dëshiruar, por e shoqëruar me probleme shëndetësore. Ishte pikërisht kjo arsyeja që mjeku e këshilloi të hiqte fëmijën. Kështu, ajo u gjend në dilemën e jetës.

Nora Malaj: Unë kam qenë ndoshta gruaja e parë që kam provuar ekon e parë, nga doktor Halimi atëherë, sa kishte ardhur. Por pse e provova? Në muajin e dytë të shtatzënisë unë kalova rubeolën dhe doktor Iliri e di shumë mirë që m’u tha që duhet ta heqë fëmijën. Atëherë ka qenë doktor Ajli Alushani, ministër i Shëndetësisë dhe u mblodh pothuajse…

Rudina Magjistari: Mendohej që mund të linte pasoja? Mund të…

Nora Malaj: Jo mendohej, në protokollin e ministrisë ishin futur të gjitha rastet që kishin nënat që kalonin këtë situatë dhe automatikisht bëhej ndërprerja e shtatzënisë. Ndërkohë që në kohën time nuk lejohej ndërprerja e shtatzënisë, sepse quhej vepër penale dhe nuk bëhej fjalë që ti të ndërprisje shtatzëninë. Por problemi ishte që, nëse unë nuk do bëja këtë fëmijë, nuk kisha shans. Atëherë ishte një dilemë shumë e fortë midis asaj çfarë do bëja. Filloja të diskutoja dhe të debatoja me të gjithë të afërmit: një pjesë ishte pro që unë ta dështoja, një pjesë ishte kundër.

Rudina Magjistari: Saktësisht në çfarë muaji ishe në këtë moment që po flasim?

Nora Malaj: Fiks në muajin e dytë dhe në muajin e dytë ka shumë probleme kur krijohet embrioni, sepse ti nuk e sheh dot nga jashtë, por e sheh nga brenda. Mbaj mend atëherë, kur shkova në maternitet, më thotë doktor Halimi: “Nora jemi shumë në dilemë. Ne do ta bëjmë kështu, do të të lëmë deri në muajin e gjashtë, nëse ne do shohim që fëmija nuk po zhvillohet mirë atëherë ty do të të dështojmë”. Tani, e imagjinon se çfarë ndodh me një nënë kur i thua që ti po bën eksperimentin e jetës? Ata që të më qetësonin, me demek pamë ekon ne, dhe me ekon që pamë, që nuk dallonim dot gjininë, por tha ai: “Më duket se mund ta kemi dhe djalë”. Tani, kjo “mund ta kemi dhe djalë” mua më ngacmoi dhe sa herë që dilja në dyqan për të blerë, kisha hasur një arush. Vendosa që këtë arushin do ta ble, n’daç të jetë vajzë, n’daç të jetë djalë.

Kur shkova për të lindur, si duket presioni psikologjik, gjendja e vështirë, situata shumë e vështirë sepse ishte viti ’90 dhe pothuajse spitalet ishin si në gjendje lufte, lindja ka qenë më e vështira e mundshme. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular