BallinaKronikeVrasja e 18-vjeçarit me thikë në kraharor, policia shoqëron 4 persona! Detajet...

Vrasja e 18-vjeçarit me thikë në kraharor, policia shoqëron 4 persona! Detajet nga ngjarja, “molla” e sherrit dyshohet një vajzë

spot_img
spot_img

Policia ka shoqëruar 4 persona pas vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së dielës (31 mars) tek rrethrrotullimi i Shkozës në Tiranë.

Në pranga ka rënë 20 vjeçari me iniciale F. Sh., dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar thikën, me të cilën u godit për vdekje 18-vjeçari rreth orës 21:50, si edhe kamerat e sigurisë në zonë që kanë filmuar ngjarjen e rëndë

“Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, raportojnë uniformat blu.

Dy grupet e të rinjve, që udhëtonin me dy automjete të ndryshme, fillimisht janë përplasur fizikisht dhe më pas autori ka nxjerrë thikën duke goditur Aurelio Dervishin.

18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital.

Mësohet se viktima ka qenë pasagjer në automjetin tip Audi, ndërsa shoferi i makinës ka dëshmuar se agresorët i kanë bërë shenjë të ndalojnë mjetin duke i thënë “pse më sheh”.

Ende nuk dihet arsyeja e krimit, por dyshohet se shkak për konfliktin është bërë një vajzë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular