Kryetari i Bashkisë së Churumuco, Michoacan u qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje.
Guillermo Torres, 39-vjeç u sulmua me armë zjarri teksa ishte në një restorant në Morelia, bashkë me djalin e tij 14-vjeçar.
I mituri i ka shpëtuar plumbave, ndërsa politikani ka ndërruar jetë në spital.
Torres fitoi zgjedhjet si kryebashkiak si anëtari i Partisë Revolucionare Institucionale në vitin 2022, por së fundmi ai kishte dhënë dorëheqjen nga kjo parti dhe kishte bërë publike simpatinë e tij për një tjetër parti.
Krimi ndodh në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të 2 qershorit.
Vdekja u konfirmua nga guvernatori i Michoacan, Alfred Ramirez Bedolla, i cili po ashtu shprehur edhe ngushëllimet e tij.