BallinaKronikeGazetarja Xama tregon si u zbulua investimi i drejtorëve: Paratë shkuan për...

Gazetarja Xama tregon si u zbulua investimi i drejtorëve: Paratë shkuan për hotelin në Durrës

Në përgjimet e SPAK-ut për dosjen e drejtorëve dhe zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që akuzohen për korrupsion, është edhe biseda e Jona Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D” që drejtohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, drejtorë të bashkisë.

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shprehet se bëhet fjalë për një hotel në Durrës që po ndërtohet dhe se është në pronësitë e një kompanie që dikur ishte e babait të drejtorit Molla dhe po ndërtohet nga kompania “5D”.

Hoteli është në pronësi te “Mediteranian Investiment Group” një përqindje aksioneve i takonte të ndjerit, babait të Redi Molla. Sipas regjistrave të sekuestruar nga SPAK, për të parë paratë e kompanisë “5D”, një pjesë e parave kanë shkruar për financimet e hotelit.

Unë jam drejtues në bashki krijojë kompaninë time, marr para, gjej një hotel, dhe investoj paratë aty. Mariglen Qato ka vazhduar të mbajë postin e tij si drejtor i IMT-së.

Kanë marrë kontrata, kanë hyrë në tendera. Por nuk kanë patur as mjete dhe as njerëz për të kryer punët publike.

Kanë marrë projekte si te pedonalja e Liqenit të Thatë për qendrën në Kinostudio. Janë kantierët hapur ka 3 vite. Kanë vënë një emër, Ismet Elezaj si shef teknik dhe kanë lënë projektet publike hapur”, tha Xama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular