Lot dhe dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë ka pllakosur heshtja.
Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.
E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.
“Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte shumë për shoqërinë.
E takova 30 minuta para ngjarjes afër vendngjarjes. Ishte në të njëjtën makinë pasagjer. Uli xhamin dhe na përshëndeti”, thanë miqtë e viktimës.
Për ngjarjen policia ka vënë në pranga 4 persona mes tyre 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16 vjeçare që dikur ka qenë e dashura e nje prej shokëve të tyre.
Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.
Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen./m.j
Një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion.
E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar xhaxhain dhe tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmura dhe do të bëhej operim.
Xhaxhai i viktimës shprehur se ata janë të tronditur nga ngjarje dhe nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti.
“Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”- tha ai për Neësit.gr.
MOS HUMBISNI
Kjo do të pastrojë trupin nga parazitët. Provojeni para gjumit!
Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën
Bëjeni këtë pak minuta para seksit, për të zgjatur 3 orë!
Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë
Fakti tronditës është se sipas xhaxhait të saj, kur ai i kishte sugjeruar në mëngjes që të shkonin bashkë në spital, ajo i kishte kërkuar që të rrinte dhe ca dhe të vinte me autobusin që fëmijët shkonin në shkollë.
Ai po ashtu ka bërë me dije se mbesa e tij, e cila pati atë fat tragjik, studionte për infermieri.
Makina drejtohej nga një 64-vjeçar dhe hyri në drejtim të gabuar drejt stacionit të autobusit. 68-vjeçarja si pasojë e përplasjes u hodh 25 metra tutje, ndërsa 21-vjecarja shqiptare u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku më pas ndërroi jetë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të rënda, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi tragjedinë humbi ndjenjat. Ai dyshohet se gjatë drejtimit të makinës nuk është ndjerë mirë, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.
Ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit të Verisë. /m.j