BallinaKronikeNdodh dhe kjo! Po shoqërohej nga policia, gruaja i merr armën efektivit...

Ndodh dhe kjo! Po shoqërohej nga policia, gruaja i merr armën efektivit dhe plagos 3 persona

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, teksa ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte pa ndalim, duke plagosur tre persona.

Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas.

Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital, por gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba. Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular