Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Ali Oseku. Basha shprehet se Oseku ishte artist i paepur dhe i palodhur.
Postimi
Lamtumirë Ali Oseku, njeriu ynë i madh, artisti i paepur dhe i palodhur, i cili së bashku me dimensionin modern i dha pikturës shqiptare universin e një krijimtarie unikale si një thesar i çmuar i artit pamor kombëtar. U prehsh në paqe!
