BallinaAktualitetPas pandemisë lulëzon biznesi i shëndetësisë, rritje dyshifrore në të ardhura, punësim...

Pas pandemisë lulëzon biznesi i shëndetësisë, rritje dyshifrore në të ardhura, punësim dhe biznese

Bizneset e shëndetësisë kanë lulëzuar pas pandemisë. Një seri laboratorësh, klinikash dhe tani shërbimet dentare për të huajt kanë marrë hov pas vitit 2020.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat neto në bizneset e lidhura me shërbimet shëndetësore arritën në rreth 44 miliardë lekë më 2022, me rritje vjetore 7.5%, teksa në raport me vitin 2019, të ardhurat në shënuan rritje me 67%.

Në vitin 2019, të ardhurat nga shitjet në bizneset e shëndetësisë ishin 26 miliardë, por siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, ato kanë shënuar rritje të fortë pas pandemisë, duke arritur nivelin e 44 miliardë lekëve me 2022.

Pandemia Covid-19 rriti nevojën për ekzaminime laboratorike dhe kontrolle rutinë, duke nxitur hapjen e qindra bizneseve që ofronin shërbime shëndetësore. Në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 4030 biznese me aktivitet në shëndetësi me rritje vjetore 17%, teksa në krahasim me vitin 2029, ndërmarrjet në këtë sektor u shtuan me 27%.

Kjo rritje u reflektua edhe në numrin e të punësuarve. Sektori i shëndetësisë kishte rritjen më të madhe në përqindje të punonjësve me pagë në vitin 2022. Gjithsej numëroheshin 12,095 persona me pagë ose 29% më shumë se në vitin 2021.

Pas pandemisë Covid-19, shumë pika të shitjes me pakicë u shndërruan në laboratorë, klinika dhe farmaci. Teksa së fundmi, bizneset në këtë fushë po nxiten nga kërkesa e të huajve për shërbime shëndetësore në vendin tonë.

Ndërhyrjet estetike dhe shërbimet dentare kanë filluar të kërkohen nga të huajt, sidomos nga italianët e Jugut, të cilët po shndërrohen një grup të qëndrueshëm për marrjen e këtyre shërbimeve në vendin tonë.

Kërkesa vjen në rritje viti pas viti, edhe për arsye se barra e sëmundjeve në popullsinë vendase po zgjerohet me shpejtësi, si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, në raportet e monitorimit për vitin 2023, tregojnë se rritja natyrale e sëmundjeve kronike për 8-mujorin 2023 është 5.9% në krahasim me vitin 2022. Kontingjenti i ri i të sëmurëve kërkon trajtimin të vazhdueshëm me mjekim falas, por fondet e rimbursimit nuk janë të mjaftueshme.

Numri mesatar i diagnozave për pacient për 8-mujorin e parë ishte 2022 është 1,83 diagnoza, ndërsa numri mesatar i diagnozave për pacient për 8-mujorin e parë 2023 është 1,96 diagnoza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie në 8-mujorin 2023 janë evidentuar 74,331 raste të reja të sëmurë kronikë./B.Hoxha

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular