Atletik Bilbao dhe Majorka e Vedat Muriqit do të ndajnë mes tyre trofeun e dytë më të rëndësishëm në Spanjë, Kupën e Mbretit. Sonte në mbrëmje në “La Cartuja” në Sevilje, një nga këto dy skuadra do të shënojë emrin në librin e artë si fituesi i edicionit të 120 të Kupës së Mbretit. Sigurisht që Bilbao vjen si favorite në këtë finale.
Baskët do të luajnë finalen e 40-të në historinë e tyre, duke qenë klubi i dytë më i titulluar në këtë kompeticion pas Barcelonës. Sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi, ka rritur presionin kundër Bilbaos përpara finales së Kupës së Mbretit, duke sugjeruar se pritshmëria është më e madhe për klubin bask.
“Ata kanë më shumë përvojë në këtë kompeticion, por nuk kanë fituar prej 40 vjetësh dhe janë favoritë, por kanë shumë presion. Më shumë se ne”, tha Muriqi për “Cadena SER”. “Ne mund ta përdorim atë në avantazhin tonë”. PANORAMASPORT.AL