Nga Fikrije Salihu
Secila grua është një hyjni, deri në momentin kur qenja e saj njerëzore testohet. Çdo sukses tjetër është një akt kalues ndaj shoqërisë dhe botës.
Ka diçka të bukur, tërheqëse dhe të admirueshme në çdo krijesë, jo sepse njerëzit i kanë këto epitete ti krijojn, dhe faleminderit Zotit që nuk i kemi, por kështu e përcaktojmë rrugën që ne zgjedhim të ecim.
Një grua e suksesshme nuk është një grua që ka pasur fatin të bëhet nënë, edhe nëse është e bekuar me fëmijë, ajo mund të mbetet pa ta.
Një grua e suksesshme nuk është ajo që ka arritur të bëjë pasuri në krah të tjerëve, edhe nëse bashkudhëtari i saj është në pytje. Aq sa ka punuar, aq i peshon dhe djersa.
Një grua e suksesshme nuk është ajo që ka kryer disa diploma, edhe nëse janë nga universitetet më prestigjioze në botë, sepse një ditë nuk do të jenë gjë tjetër veçse dokumente pa vlerë.
Një grua e suksesshme nuk është ajo që jeton për lavdrata, sepse ato shkojn e vijn si era, ndonjëherë i merr edhe shiu, apo bora.
Grua e suksesshme nuk konsiderohet ajo që ka njëfarë mënyre kontrollin e problemeve të saj, ato sa vijnë dhe shkojn.
Një grua e suksesshme nuk është ajo që di të gatuajë, të gjithë dinë të përziejnë brumin, përveç kësaj ajo që është ngrënë dje, sigurt se harrohet shpejt.
Një grua e suksesshme nuk është ajo që di të flasë mirë, të vishet, apo të duket bukur… madhështia e veprave të mira është shumë herë më e fuqishme.
Një grua e suksesshme është ajo, parimi bazë i së cilës është qetësia e mendjes, paqja për gratë e tjera, paqja për të mos dëmtuar një grua, apo një nënë tjetër. Një grua që nuk mban mëri, madje kur sheh të tjerat të kenë sukses, i mbështet edhe më shumë, sepse nuk konkurron me askënd. Rruga e shpirtit të saj nuk njeh humbje, as nuk ngushtohet nga gjelozia.
Gruaja që synojmë ka thjeshtësi shpirti, ndihma ndaj fëmijëve është ushqim i përditshmëris së saj, qofshin ata fëmijë afër, apo në një cep tjetër të botës.
Qetësia shoqerore është gjuha në të cilën ajo i këndon më së bukuri jetës.
Kjo lloj gruaje ruan ekuilibrin mes shumë problemeve të botës, por me forcën e çelikt nuk e kursen veten duke e drejtuar atë, qoftë edhe gruan më të thjeshtë, madje dhe gjithë universin.
Dhe nëse do të më duhej të zgjidhja, do të bëhesha jo vetëm shoqe, por edhe vërtet mirënjohëse ndaj këtyre grave të fundit, sepse shpirti i tyre është i mbështjellë nga kthetrat e kësaj bote, ndryshe nga gratë e “suksesshme”, të cilat nuk i lëkunde asgjë, kur njerëzimi kërkon ndihmë, këto prioritet kanë përmbushjen e egos.