BallinaBotaFundoset anija me 130 pasagjerë, humbin jetën 90 persona. Ngjarja ka ndodhur...

Fundoset anija me 130 pasagjerë, humbin jetën 90 persona. Ngjarja ka ndodhur në Mozambik

Më shumë se 90 persona humbën jetën në brigjet e Mozambikut kur një varkë peshkimi i mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos. Lajmin për fundosjen e anijes e konfirmoi sot autoritetet lokale.

“Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë. Nëntëdhjetë e një njerëz vdiqën”, tha Jaime Neto, një zyrtar në provincën veriore të Nabula.

Sipas mediave lokale, viktimat u përpoqën të largoheshin nga zona për shkak të shpërthimit të kolerës. Videot që janë hedhur në rrjetet sociale të trupave të pasagjerëve të anijes së mbytur të peshkimit të shtrirë në rërë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular