Është zbardhur plani paraprak i hetimit për Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Mes dëshmitarëve që kërkohen për të dëshmuar në komision është edhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha. Kërkesa është bërë nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti. Interesante është se nëse Berisha shkon në Kuvend, atëherë atij i shtyhet fuqia e mandatit të deputetit edhe 6 muaj automatikisht.
Dokumenti pritet që të miratohet në mbledhjen e radhës së komisionit dhe nëse do të miratohet lista e dëshmitarëve, ish-kryeministri Berisha do të shijojë për pak orë lirinë dhe do të rikthehet në Kuvend.
Mes dëshmitarëve është kreu i PD, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Gaz Bardhi, njësoj si Berisha, të cilët do të pyeten si persona që kanë dijeni për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, pasi në shumë deklarata kanë hedhur akuza për rrjedhjen e të dhënave.