Biletat nisin nga 29.99 euro
Tiranë, 9 prill 2024 – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri, si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë të njoftojë linjën e re Tiranë – Shtutgart, duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e saj të destinacioneve dhe duke iu mundësuar pasagjerëve një sërë opsionesh për udhëtimet e tyre.
Duke nisur që sot, biletat mund t’i gjeni në faqen zyrtare Wizzair.com ose nëpërmjet aplikacionit të Wizz Air në telefonat tuaj, me bileta që nisin nga 29.99 euro.
Shtutgarti, i vendosur në zemër të Gjermanisë jugperëndimorë, është një qytet i njohur për historinë e tij të pasur, kryeveprat arkitekturore dhe vendet plot kulturë. Udhëtarët që prenotojnë biletën e tyre drejt Shtutgartit mund të vizitojnë muzeun befasues të inxhinierisë së automobilave të Mercedez-Benz, por jo vetëm. Kopshti Zoologjik-Botanik Wilhelma apo vreshtat piktoreske të verës që rrethojnë të gjithë vendin janë gjithashtu përvoja që të lenë pa fjalë.
Këtë verë, Wizz Air operon nga Shqipëria drejt 50 destinacioneve, në 16 shtete të ndryshme në Europe dhe ndihet krenare të ofrojë më shumë se 4.5 milionë sedilje për pasagjerët e saj, i cili vlen si një tjetër tregues i pozicionit lider në treg.
Ky njoftim rithekson përkushtimin e Wizz Air për të forcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke u ofruar pasagjerëve mundësinë të eksplorojnë kulturën dhe peisazhet e mrekullueshme të Shtutgartit.
LINJA | DUKE NISUR NGA | BILETAT NISIN NGA** | DITËT E OPERIMIT |
Tiranë – Shtutgart | Tetor 29, 2024 | 29,99 EURO | E martë, e enjte, e shtunë |
Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit në Wizz Air tha: “Ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë linjën e re që do të lidhë Tiranën me Shtutgartin, duke forcuar edhe një herë pozicionin tonë udhëheqës në Shqipëri, ndërsa u ofrojmë pasagjerëve më shumë opsione për të eksploruar qytetet në Europë. Me përkushtimin tonë për t’u ofruar të gjithëve çmime të përballueshme dhe një shërbim fantastik, ne mirëpresim të gjithë pasagjerët, ndërsa ata nisin një udhëtim të paharrueshëm me ne”.
Fund
Rreth Wizz Air:
Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 206 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.