BallinaAktualitet“Kam pirë hashash, më dëmtoi shumë”- Ish-nënkamponi i botës në peshëngritje rrëfen...

“Kam pirë hashash, më dëmtoi shumë”- Ish-nënkamponi i botës në peshëngritje rrëfen vështirësitë në jetë dhe tregon bisedën me Fatos Nanon: Ja çfarë më dhuroi

Ish-nënkampioni i botës në peshëngritje, Ilir Suli në një rrëfim të rrallë ka treguar se si gabimet që bëri çuan në fundin e karrierës së tij, në atë periudhë të suksesshme.

Në podcastin M’Kujto në radio RASH në NEWS24, Ilir Suli tregoi se përdorimi i drogës si edhe keqmenaxhimi i vetës kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e tij sportive.

“Përdornim ndonjë cigare hashash por na dëmtonte shumë si nga ana psikologjike por dhe koha për t’u kthyer sërish. Ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me fenomenim dhe nuk kishim informacion”, tha ai, duke shtuar se “nuk kam qenë i fokusuar, problemi ishte menaxhimi i vetes, kur shikoja lekun, ikte me vrap”.

Por Ilir Suli tregoi se po lufton ende me veten për të qenë njeri dhe për t’u përmirësuar.

“Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është e vështirë, duhet të kesh miq të mirë afër”, tha ai.

Ilir Suli rrëfeu miqësinë me Fatos Nanon dhe dhuratën që ish-kryeministri i bëri kur u shpall nënkampion bote.

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”- tregoi për Fitstation.

Pjesë nga intervista:

Është një epokë jete, mu duk sikur një pjesë e trupit tim mbeti aty. Garën e fundit e kisha në Paris në moshën 37-vjeçare, nuk dhanë ndonjë rezultat, por gjithsesi ishte garë e bukur.

Ishte i vetëdijshëm që ishte gara jote e fundit?

Isha plotësisht i vetëdijshëm, mbas asaj ishin lojërat Olimpike, nuk mundesha dot të kualifikohesha. Sikur të ishte porositur 11.11.2011, sikur të ishte gara e fundit, me dhimbje por përfundoi.

Pse në atë moment?

Edhe ana psikologjike dhe fizike po merrnin përposhtë. Besoj ishte mjaftueshëm për ti dhënë një fund. Që nga ajo kohë po luftoj me veten time për të qenë njeri. Gjëja më e madhe është të jesh njeri.

Piku i suksesit ishte shpallja nënkampion bote?

Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe shtëpinë, ishte kryeministër në atë kohë.

Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruist. Më mbështeti për aq kohë. Shtëpinë që më ka dhuruar, nuk e kam më. S’dua të flas për momente të këqija.

Cilat janë këshillat për sportistët e rinj?

Çdo i ri gabon, por i fituar është ai që merr mësim. Sot në këtë kohë problem është bixhozi, alkooli dhe droga. Sa më larg këtyre gjërave, janë një fitore për ta. Brezit të ri i duhet shumë punë, mos t’i marrin gjërat lehtë. Mos t’i ikin gjërat e mira nga duart. Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është e vështirë, duhet të kesh miq të mirë afër.

A ke qenë ti përdorues droge? A ka ndikuar në karrierën tënde?

Përdornim ndonjë cigare hashash, por na dëmtonte shumë si nga ana psikologjike por dhe për të mbledhur veten. Ky ka qenë gabimi, ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me këto të këqija dhe nuk kishim informacion. Nuk dua të justifikohem, mbaj përgjegjësi për atë që kam bërë dhe kërkoj falje publike.

Nëse s’do ishe përballur me drogën, karriera jote do të ishte ndryshe?

Jo, sepse nuk kam qenë i fokusuar. Nuk ka qenë problemi, por menaxhimi i vetes. Kur shikoja lekun, ikte me vrap. E kisha dorën me vrimë, nuk e kam trajtuar mirë lekun, leku të dënon. Nuk është specifike pirja e një cigare hashash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular