BallinaKryesoreMarrëveshja Shqipëri – Itali për sigurimet shoqërore, qeveria çon në parlament projektligjin

Marrëveshja Shqipëri – Itali për sigurimet shoqërore, qeveria çon në parlament projektligjin

 Qeveria çon për shqyrtim e miratim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.

Vendimi: 

Vendim për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular