BallinaAktualitetParashikimi i motit për sot: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Parashikimi i motit për sot: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

spot_img
spot_img

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 28 – 29°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët deri në 2 °C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent juglindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht duke rikthyer moti e kthjellët në të gjithë MV. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por mbeten të pandryshueshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 3°C deri në 26°C. Ndërkohë parametri i erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante, si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të lartë atmosferik, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht ishujt britanikë si edhe Europa qendrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, ku problematike situata do të jetë në Britani, Francë Holandë e Belgjikë. Ndërsa gadishulli skandinav do të dominohet nga reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular