BallinaLifestyleMban apo jo qëndrim?/Rike debaton me Julin: Shesin edhe veshkën për lojë,...

Mban apo jo qëndrim?/Rike debaton me Julin: Shesin edhe veshkën për lojë, edhe në gjumë flasin për mua…

Juli dhe Rike kanë debatuar ashpër sa i përket qëndrimit ndaj personaxheve të tjerë me të cilët kanë pasur debate.

Erjola: S’e kam parë Romeon si kundërshtar të Julit sepse pa njohur Julin fare jam zënë që në ditën e tretë dhe të katërt që kam qenë në këtë shtëpi, e dyta nuk kam ardhur këtu që të më bëhet krahasimi as me Ledjonën dhe as me njeri tjetër sepse kam vendin tim, dhe së treti, të gjitha dinamikat e mija me Meritonin, Ilnisën apo dikë tjetër nuk kanë qenë me përfshirje të Julit, por i kam pasur vetë. Dhe e fundit, i them Eglës që zërin do ta ngre sepse me njerëz si ju nuk bëhet ndryshe.

Juli: Isha i përgatitur për këtë sepse kam një sulm si hiena nga këta ndaj njerëzve që rrinë bashkë dhe i shikoni edhe ju analizat horror të Eglës që s’ka lidhje fare me këtë muhabet. Më thotë mua që flet cepave, por paskërka dalë vetë duke folur cepave. Por e kuptoj se ka nja 7 ditë te dhoma e bardhë.

Egla: Nuk është cepave, por në dhomën e rrëfimit…

Juli: Qetësohu ti… Të njëjtën gjë që thonë për Erjolën e kanë thënë edhe për Ledjonën, por Ledjona nuk është më këtu sot. Sa i përket marrëdhënies me Riken, debati me të ka nisur për çështjen e qëndrimeve.

Rike: Jo…

Egla: S’kam parë burrë që të përdredh muhabetin si ty.

Juli: Unë i kam thënë Rikes që është e vërtetë që unë nuk mbaj qëndrime, i mbaj ato sipas rasteve, sikurse i shoh unë, por një njeri që thotë mbaj qëndrime duhet ti mbajë vetë. Ndërkohë, kjo thotë që kur i mbaj unë qëndrimet i vë robit vizë, dhe shoh që nuk mbanj qëndrim me Meritonin, andej apo këndej. I kam thënë që ka tentative për të influencuar, sikurse ka tentative për të na influencuar të gjithëve në shtëpi. Këtu është lojë influencash, provokimesh dhe çdo gjëje… Dhe së fundmi, sepse po ma përmendin aleancën sikur kam vjedhur bankën El Paso, aleanca s’është ndonjë gjë e keqe.

Ledioni: Kush është aleati yt brenda shtëpisë për momentin?

Juli: Për momentin Erjola.

Rike: Më thonë je e influencuar, unë prekem sepse mendimet janë të miat nuk janë të dikujt tjetër. Sa i përket Juli, ka dy javë që më thotë je e influencuar. Nëse nuk do ta pranosh që janë mendimet e mia, mos e prano. Juli është mësuar me aleanca unë jam elektron i lirë. Disa njerëz shesin edhe veshkën për ketë lojë, unë jam këtu për të treguar sa e thjeshtë jam. Edhe kur janë në krevat në gjumë flasin për lojë, unë rri me ta se ma do shpirti, ata flasin për mua je e influencuar, jo pra, janë mendimet e mua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular