BallinaAktualitetUrim Gjurra zgjidhet kryetar i PD Paskuqan

Urim Gjurra zgjidhet kryetar i PD Paskuqan

Partia Demokratike zyrtare është futur në një proces zgjedhur për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Përmes këtij procesi shumë prej kryetarëve aktual po konfirmohen në detyrë e në disa degë ka patur edhe risi. Njëra prej tyre është dega e Paskuqanit, pjesë e Bashkisë Kamëz.
Në zgjedhjet e zhvilluara në këtë degë kryetar i degës së PD është zgjedhur Urim Gjurra. Zoti Gjurra vjen nga një kontribut familjarë për PD ndër vite, është një familje tradicionale patriotike dhe atdhetare. Urimi, është nip i Adem Gjurrës nacionalistit që u dënuar tri herë me vdekje nga fashistët, regjimi komunist i Tiranës dhe Beogradit.  Gjyqi i tij Adem Gjurra, antikomunisti nga Reçi i Dibrës rezistoi ndaj Italisë fashiste në vitin 1939, rob lufte i gjermanëve në Kretë, ku u dënua tri herë me vdekje dhe një herë më burgim të përjetshëm dhe mundi të fitonte lirinë; ai përballja me regjimin komunist të Tiranës si i desantuari i Komitetit “Shqipëria e Lirë” i Kompanisë 4000 si komandant misioni, por që nuk ra në duart e tyre, edhe pse misioni ishte tradhtuar. Adem Gjurra mundi të largohej duke i ikur sigurimit dhe komunistëve dhe vuajtjet në burgjet e Jugosllavisë derisa u  largua në SHBA.
Ademi la në Shqipëri familjen të cilët mundën të ishin krenar për të dhe pavarësisht internimit dhe persekucionit nuk ia ulën kurrë kokën. Kreu i degës së PD Paskuqan Urim Gjurra është djali i njërit prej djemëve të Ademit, Sali Gjurra i cili kishte dhe një tjetër vëlla Ismail Gjurra. 
Kujtojmë që gjyshi i Urimit Ademi, nuk mundi të jetonte të arrinte atë që dëshironte dhe kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi, por familja që la në SHBA dhe vajza e tij Afërdita Gjurra e edukuar me dashurinë për familjen dhe Atdheut menjëherë në vitin 1990 nisi të kërkonte dhe bashkohej më pjesën tjetër të familjes në Shqipëri. Para zgjedhjes si kryetar i degës së PD z.Gjurra ka qenë aktivist dhe i zgjedhur në stukturat e degës së partisë. Me zgjedhjen e Urim Gjurrës në krye të PD Paskuqan partia iu kthehet rrënjëve të djathta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular