BallinaKronikeLidh partneren pas krevatit për të mos dalë nga shtëpia, arrestohet shqiptari...

Lidh partneren pas krevatit për të mos dalë nga shtëpia, arrestohet shqiptari në Itali

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për rrëmbim dhe dhunë në familje. Sipas mediave italiane, ai akuzohet se ka lidhur partneren në krevat, duke mos e lënë për të dalë nga shtëpia. Por vajza ka arritur të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët mesnatën e 8 Prillit.

Vajza ka arritur të dalë nga dritarja e banesës dhe ka shkuar menjëherë në polici. Ajo ka treguar se vitin e fundit kishte pësuar sulme nga burri për shkak të xhelozisë. Policia është paraqitur në shtëpinë e 31-vjeçarit dhe ka gjetur e ka sekuestruar një litar, me të cilin mund të jetë lidhur vajza.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular