Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një raporti në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ka deklaruar se në luftën kundër korrupsionit janë bërë përparime, por mbetet ende një shqetësim serioz.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se masat kanë ndikim të kufizuar në sektorë të cenueshëm.
“Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz.
Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm”, tha Altin Dumani.
Gjithashtu, kreu i SPAK ngriti si shqetësim janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura.
Por theksoi se po përgatitet një strategji e veçantë dhe se po pritet që projekti i asistencës ndërkombëtare të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.
Altin Dumani: “Për vitin 2023 veprimtaria e SPAK ka njohur rritje cilësore, që është vlerësuar edhe nga BE.
SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrin e Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi është puna e SPAK për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të ardhura nga pastrimi i parave.
Lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar rritje cilësore. Gjithashtu për tu theksuar është se këtë vit kemi patur kontakte dhe bashkëpunim me homologët rajonal.
Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një rëndësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale duke ndjekur qasjen e shoqërimit të hetimeve penale edhe me hetimet pasurore.
E kam deklaruar që në SPAK është bërë traditë që krahas hetimit penal, i cili ka synim ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të subjekteve të veprave penale, ne bëjmë edhe një hetim pasuror për evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale.
SPAK ka rritur numrin e çështjen penale të cilat kanë për objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë dhe të mesëm, për korrupsion ose vepra të tjetra që lidhen me detyrën.
Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, Britaninë dhe vendet e Amerikës Latine e Qëndrore.
Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz.
Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm.
Shqetësuese për SPAK janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projektit të asistencës ndërkombëtare të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.
SPAK është në përgatitje për komunikim me publikun. Brenda vitit kjo strategji komunikimi besoj se do të miratohet.