BallinaAktualitetDeklarata në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë...

Deklarata në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku ishte i ftuar në rolin e analistit të gjeopolitikës.

Gashi ka ofenduar rëndë gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i krahasuar me kriminelët serbë si Ratko Mladiç dhe Milan Radojçiç.

I ftuar në “Zonë e Lirë” analisti dhe ish-profesori i shkencave politike, Shpend Gashi, i ka quajtur “kriminel lufte” prijësit e UÇK-së.

Ai ka ofenduar edhe popullin e Kosovësduke shtuar se “nuk duhet strehuar kriminelët”, duke iu referuara krerëve të UÇK-së, por duhen dorëzuar para drejtësisë.

Deklarata skandaloze e tij vazhdon edhe kur thotë se ushtarët e UÇK-së kanë vrarë serb të pafajshëm.

“…Edhe shqiptarët e Kosovës, ata gjeneralët që janë e bënë Kosovën çorapë. Nuk kanë qenë më të mirë se Mlladiqi e Rajojqiqi- kriminel lufte kanë qenë edhe ata. Po çka se ke frik ti përmendësh sepse duhet ruajtur kombin. Kombi nuk mbahet duke strehuar kriminel. Kanë vrarë edhe serbë të pafajshëm”, citohet të ketë deklaruar ky analist në emision me Arian Çanin.

Deklarata skandaloze e tij ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë e Shqipëri, ndërsa deri më tani, Gashi nuk ka bërë asnjë sqarim shtesë mbi atë që ka deklaruar, duke lënë të nënkuptojë se i qëndron asaj çka ka thënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular