BallinaLifestyleIsh-banorja Ilnisa Agolli: Egla nuk e fitoi vëmendjen vetë, e mori nga...

Ish-banorja Ilnisa Agolli: Egla nuk e fitoi vëmendjen vetë, e mori nga unë dhe Meritoni!

spot_img
spot_img

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, Ilnisa Agolli, është shprehur lidhur me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati.

Edhe pse ishte shumë afër finales, ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Si e komenton ajo debatet e shkaktuara brenda në shtëpi? Rikujtojmë këtu atë midis saj dhe Erjolës me tiganin që shkaktoi mjaft debate edhe në rrjet:

“Ai tigani u zmadhua shumë tani. Unë isha duke tundur vezën time, për qejfin tim kur në një moment pati një përplasje të vogël. Por duhet kuptuar gjithçka. Ka shumë presion shumë aty brenda. Edhe një përplasje e vogël kthehet në tambure jashtë.”

Po jetesa në Dhomën e Bardhë? Si e priti ajo atë ndëshkim nga Vëllai i Madh?

“Ajo Dhoma e Bardhë ishte një nga eksperiencat më të çuditshme dhe domethënë më të paharruara. Ti ishe brenda një bote që ishte ky eksperimenti dhe brenda një nën bote që ishte kjo Dhoma e Bardhë. Duhet të ishe shumë i fortë nga ana mentale aty brenda që të flije, të çoheshe, të jetoje. Mua më ndihmoi shumë edhe Meritoni. Padyshim që një ndihmesë. Ajo dora kur ma merrte. Ajo krijmtaria e vogël që patëm. Mendoj që kudo ku ta hedhësh njeriun, ai përshtatet. Edhe kur është me atë që do përshtatet edhe më mirë.”

Një pyetje e Enit për të ishte nëse ajo e ka kuptuar që famën Eglës ja ka dhënë ajo dhe Meritoni. Ja si u shpreh Ilnisa:

“Në fakt keq më vjen ta them, por po kjo është e vërtetë. Vëmendjen nuk është se Egla e fitoi vetë. Egla mori një vëmendje të konsiderueshme nga unë dhe Meritoni.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular