BallinaAktualitetMeta e konfirmon: I kam përzënë rojet e Gardës së Republikës, ja...

Meta e konfirmon: I kam përzënë rojet e Gardës së Republikës, ja pse

I pyetur nëse i janë larguar rojet e Gardës së Republikës, që i takojnë si ish-president, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se i ka përzënë ata.

Në emisionin “Opinion”, Meta u shpreh se ata nuk ishin korrekt, ku la të kuptohej se ata kërkonin informacion për këdo që takonte ai.

“Unë i kam përzënë rojet e Gardës së Republikës, nuk i kam hequr. Ata duhet të jenë korrekt dhe nuk duhet të dinë se ku shkon dhe kë takon ish-presidenti. Nëse e bën këtë gjë ai dëshiron të marrë kontrollin e veprimtarisë së tij. Ka pasur mungesë lujaliteti.” – tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular