BallinaAktualitetPolicia e Kosovës shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova, ja për çfarë...

Policia e Kosovës shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova, ja për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e kontaktit që i ka vënë në  dispozicion.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova

Pejë, 16 prill 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

– “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular