BallinaKryesoreKLP dënoi akuzat ndaj Altin Dumanit, Ambasada Amerikane: SHBA qëndron në krah...

KLP dënoi akuzat ndaj Altin Dumanit, Ambasada Amerikane: SHBA qëndron në krah të drejtësisë! Mbështet të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur reagimin e Këshillit të Lartë Prokurorisë që dënoi akuzat e Ilir Metës ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit”, shkruan ambasada.

Ambasada amerikane shprehet se SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruhet në postimin në X.

Reagimi i KLP

Pas akuzave të Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, KLP bëri thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa theksoi se dënon çdo gjuhë urrejtje.

KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.

Keshilli thote se mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular