BallinaKryesoreA po tërhiqet Britania për shpalljet e reja “non grata”? Përgjigjet ambasadori...

A po tërhiqet Britania për shpalljet e reja “non grata”? Përgjigjet ambasadori King-Smith

“Britania nuk komenton për sanksione të ardhshme apo përcaktime të ardhshme individësh”. Këtë përgjigje dha ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith në Debatin me Alba Alishanin në A2 CNN, kur u pyet nëse ka Britania një listë me emra të rinj për t’u shpallur non grata.

“Nuk kemi marrëdhënie me individë që janë përcaktuar ta tillë qoftë nga Britania, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë. Kjo është politikë e qartë dhe nuk ka ndryshuar. Procesi në Britaninë e Madhe është shumë i qartë. Ne marrim vendim në lidhje me përjashtime dhe vendim pengues për të hyrë në vend, por këto emra nuk publikohen. Kam thënë gjithçka që kisha për të thënë për këtë çështje. Britania nuk komenton për sanksione të ardhshme, apo përcaktime të ardhshme  individësh”.

Sipas tij, shpalljet non grata nga Britania nuk janë të përcaktuara vetëm në profilin politik

Mund të jetë në mbarë spektrin; individë të përfshirë në kriminalitet dhe korrupsion dhe kjo përfshin politikanë, biznesmenë, kriminelë dhe të tjerë”.

Lidhur me gjuhën e Ilir Metës ndaj kreut të SPAk-ut, ambasadori theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij në mbështetje të prokurorëve, ndërsa i cilësoi sulmet ndaj tyre të papranueshme.

Besoj keni parë komentet e mia publike që mbështes fuqimisht prokurorinë speciale, SPAK-un. Prokurorët kanë bërë një punë të mirë dhe duhen mbështetur. Sulmet janë të papranueshme dhe kjo kërkon zgjidhje me kujdes”.

Gjithashtu ai shprehu mbështetjen e Britanisë së madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Në Britaninë e Madhe keni një mbështetës të fuqishëm. Kemi nënshkruar marrëveshjen me agjencitë ligjzbatuese që të kemi bashkëpunim ndërkombëtar, të ndihmojmë në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe të përmirësojmë llogaridhënien në Shqipëri. Kjo është ajo që duan qytetarët në Shqipëri dhe partnerët ndërkombëtarë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular