BallinaKryesoreLoja me grupin dhe kryetarin/ PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka...

Loja me grupin dhe kryetarin/ PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha kallëzon kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.

Në kallëzim Nikolla akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në disa raste duke mos njohur shkresat e depozituara nga PD zyrtare.

Sipas dokumentacionit që është dorëzuar në Prokurori, kryeparlamentarja është njohur me kërkesa të njëpasnjëshme, si zëvendësim të kryetarit të grupit, të përbërjes së grupit, këshilltarëve të grupit etj.

PD zyrtare njofton dhe trupin diplomatik mbi ngërçin e krijuar ke funksionimin e grupit parlamentar të PD. Sipas PD që drejtohet nga Basha, Nikolla po pamundëson funksionimin e grupit parlamentar në Kuvend.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

Loja me grupin dhe kryetarin/ PD kallëzon në SPAK Lindita

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular