BallinaKryesorePROFIL/Fatmir Gjoçi, dibrani i suksesshëm në Athinë dhe mjaft aktiv në mbrojtjen...

PROFIL/Fatmir Gjoçi, dibrani i suksesshëm në Athinë dhe mjaft aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Shqiptarët edhe pse në izolim, mundën që të tregojnë veten pas rënies së diktaturës fal energjisë dhe aftësisë së tyre duke e shfaqur mësë miri për të qenë të zotët dhe të suksesshëm pavarësisht se ku jetojnë dhe punojnë. Përjashtuar largimeve përmes ambasadave, Italia dhe Greqia ishin dy vendet ku qindra mijëra bashkëkombas tanë shkuan të parët në rrugë tokësore dhe detare në kërkim të një pune dhe jetese më të mirë. E ndërsa në fillim trokitja e tyre ishte e ndrojtur por dinjitoze në kërkim të një pune, duke dhënë më të mirën nga vetja dhe justifikuar çdo pagesë të marrë, sot shqiptarët në këto dy vende janë integruar plotësisht. Një pjesë e mirë e tyre janë me biznese dhe kontribuojnë në ekonominë e vendeve ku ndodhen, në të ardhurat në buxhet apo dhe punësimin e qytetarëve atje.
Njëri prej tyre, i cili sot është një sipërmarrës i suksesshëm në Athinë të Greqisë, ka mundur që përmes sakrificash dhe ruajtjes së dinjitetit të spikas dukshëm dhe të jetë jo vetëm një punonjës dhe drejtues i mirë atje ku i kanë besuar, por aktualisht edhe një punëdhënës dhe kontribuues për ekonominë greke.
Ai ka kryer punë të mira duke lënë gjurmë shqiptare në Greqinë fqinje. Edhe pse ka mundur të arrijë deri në këtë pikë të suksesit të tij pas kaq vitesh, zotëria me origjinë nga Dibra ka patur gjithnjë kokën nga Shqipëria, por dhe ka qenë edhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Ai ka qenë aktiv si qytetar, por edhe si përfaqësues i politikës shqiptare në tokën helene ku në vitin 2006 është zgjedhur sekretar dhe prej vitit 2013 është kryetar i degës së PD për Greqinë duke mbajtur në këmbë strukturat dhe i organizuar ato sa herë i është dashur për mbrojtjen e çështjeve shqiptare apo dhe aktiviteteve politike. Ka studiuar për ne Fakultetin Ekonomik, dega menaxhim-biznes në Shqipëri si dhe vazhdon Master për Menaxhim Publik në Mitropolitiko Kollegio Athinë.
Quhet Fatmir Gjoci. Është me origjinë nga Lura e Dibrës, rrjedh nga një familje atdhetare, antikomuniste dhe vjen nga një zonë që ka prodhuar histori jo vetëm për Dibrën, por edhe Shqipërinë dhe shqiptarinë.
Rënia e sistemit komunist në Shqipëri, djaloshin Fatmir  Gjoçi do ta gjente si konviktor në Shkodër duke qenë dëshmitar i rënies së diktaturës dhe revoltave qytetare që ku më mirë se në qytetin më antikomunist mund të ndodhnin. Si një djalë që rridhte nga shtresa të persekutuarish z.Gjoci do të përqafonte shpejt zhvillimet pluraliste duke dhënë personalisht dhe familjarisht kontributin e tij për një Shqipëri më të mirë. Nevoja për një jetesë më të mirë dhe pamundësia për ta gjetur atë në vendin tonë, sikurse qindra mijëra shqiptarë Fatmir Gjoçi do të merrte rrugët e emigracionit. Me energjinë që e karakterizonte Fatmiri do ta niste nga zeroja si shumë shqiptarë një jetë të re duke sakrifikuar dhe punuar me nder mundi të ngrihet dhe të jetë sot një histori suksesi.  

Zoti Gjoçi nisi aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit në Athinë në vitin 1998 fillimisht si administrator në një firmë që menaxhonte fuqinë punëtore. Ambicia për të ecur para e për të qenë më i suksesshëm, e shtyu që vetëm dy vite më vonë të niste dhe merrte punë vet duke krijuar një skuadër me punëtorë. Ndërkohë që ishte në Greqi do të investonte edhe në Shqipëri në fushën e ndërtimit ngritur një godinë të madhe multifunksionale.
Ajo çfarë arriti në dy vite e bëri edhe me ambicioz z.Gjoçi dhe e shtyu më tej drejt suksesit të padiskutueshëm duke qenë sot një sipërmarrës i preferuar që grekët në metropolin e tyre Athinë t’i besojnë punë të rëndësishme së i përket ndërtimit.
Fatmir Gjoçi do të hapte kompaninë e tij duke ofruar rinovimin e shtëpive apo ndërtim nga fillimi të tyre, kryesisht vilave dhe hotele luksoze. Fatmir Gjoçi ka hapur firmën ku punon me skuadra pune që shkojnë deri në 50 veta apo dhe kontrata ku grupi asnjëherë nuk bie në 15 veta.
Zoti Gjoçi përmes “Miros Construcion” punon bazuar në ligjet greke në Athinë me klientelë serioze dhe i zgjedhur për punë specifike, që vetëm ai dhe skuadra e tij di t’i bëj mirë. Merret kryesisht me rikonstruksion vilash dhe hotelesh, por kur i kërkohet edhe me ndërtim në rast nevojash duke ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara që nga lejes, projektimi dhe zbatimi.
Fatmir Gjoçi përveçse një specialist në fushën e ndërtimit dhe një sipërmarrës i suksesshëm është edhe një familjar i mirë dhe një qytetar model. E reflekton këtë në familje dhe në të përditshmen e tij në kontaktet me njerëzit në Athinë. Ata që e njohin të flasim fjalët më të mira dhe të pohojnë për korrektësinë dhe përkushtimin që Fatmiri ka për të qenë fjalëmbajtur dhe i përkushtuar ndaj tyre dhe dhënë më të mirën nga vetja për ta.  

Zoti Gjoci është një aktivist në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Athinë, jo vetëm si njeri që reagon ndaj padrejtësive, por edhe si përfaqësues i Partisë Demokratike në Greqi në funksione drejtuese. Prej viti 2006 deri në 2013 ka qenë sekretar dhe nga 2013 deri më tani është kryetar i degës së PD Greqi.
Fatmir Gjoçi bën një jetë aktive politike atje duke mbledhur shpesh strukturat, ka zyrën e degës së partisë ku pret nga anëtarë, qytetarë dhe zyrtarë të partisë si dhe nuk ka munguar as në takimet me personalitet greke politike dhe qeverisëse si delegacion me drejtuesit më të lartë të PDSH. Për të drejtat e shqiptarëve ka ngritur zëri fort kunder padrejtesive apo pengesave artificiale si radhet ne kufi apo te tjera probleme qe mund te jene shkaktuar nga burokratet e autoriteteve. Z.Gjoci ka takuar deri dhe përfaqësuesit më të lartë grekë deputete, ne rang ministrash në Parlament në Greqi si dhe kryeministrin Mitsotakis.
FOTO/Me kryetarin e PD Basha ne takim me kryeministrin grek Mitsotaqis

FOTO ne takime ne Parlamentin e Greqise

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular