BallinaEkonomiSkemat lehtësuese për faturat e energjisë – Harizi: Deri tani përfituan 600...

Skemat lehtësuese për faturat e energjisë – Harizi: Deri tani përfituan 600 qytetarë e biznese. Afati përfundon në 31 dhjetor

ga skemat lehtësuese, që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ofruar për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike, kanë përfituar deri më tani 600 qytetarë dhe biznese.

Nga këto, 300 kanë qenë pagesa të menjëhershme, që do të thotë se qytetarët kanë zgjedhur që me një këst të vetëm të paguajnë të gjithë debinë e akumuluar ndër vite, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një pjesë të konsiderueshme të faturës, që vjen prej kamatëvonesave.

Nga studio e emsionit “Box to Box” Marsed Harizi, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Klientët pranë Furnizuesit të Shërbimit Univesal, u ndal në mënyrë të detajuar edhe tek lehtësitë që aplikohen për çdo kategori, përfshirë këtu edhe pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Vlen të theksohet edhe një herë tjetër se, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë. Sa i takon kamatëvonesave ato reduktohen në rastet, kur pagesa për faturat e prapambetura të dritave bëhet e plotë apo e menjëhershme me një këst të vetëm.

Në rastin e bizneseve të vogla, detyrimi i krijuar nga kamatëvonesat amnistohet në masën 100 për qind. Sipas OSHEE, afati për të përfituar nga këto lehtësi përfundon në 31 dhjetor të 2024. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular