Moti do të bëjë sërish “kthesë” të dielën ku parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut dhe ulja e temperaturave minimale deri në 0 Gradë Celsius.
Të shtunën pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, ku moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Ndërsa në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.
Të dielën vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ku reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Njoftimi nga SHMU:
Ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.
Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.