BallinaKryesorePolitikanët e ndershëm nuk duhet të kenë frikë nga SPAK, koha për...

Politikanët e ndershëm nuk duhet të kenë frikë nga SPAK, koha për drejtësi në Shqipëri

Nga Neritan Vladi

Është fat për shqiptarët që pas 34 vitesh tranzicion më në fund drejtësia, ose më saktë Prokuroria e Posaçme SPAK dhe gjykata GJKKO drejtuesit, por dhe prokurorë dhe gjyqtarët janë në pavarësinë e tyre të pandikuar nga politika dhe që gëzojnë mbështetjen e plotë të partnerëve tanë ata që investuan për to si SHBA, por dhe Britani e Madhe, BE.

Siç duket kjo nuk i pëlqen politikës së zullumit, politikës së tranzicionit, trekëndëshit të Bermundës që të frikësuar nga mosndikimi janë në panik dhe i ka zënë frika për korrupsionin që kanë bërë.

Pa drejtësi nuk ndërtohet asgjë në këtë vend. Ditën që drejtësia do të vihet në vend, kur të korruptuarit dhe do të ndëshkohen për atë që kanë bërë dhe bëjnë, duhet të duartrokasim ditën e parë të shtetit ligjor.

Pushtete janë të ndara. Politika ka votuar Reformën në Drejtësi në mënyrë unanime duke i dhënë besimin institucioneve të reja, ndaj nuk kanë asnjë arsye dhe as të drejtë të ndërhynë në punën e tyre, aq më pak për të ushtruar presion për hetimet që po bëhen për bëma politikanësh dhe lidhje me fijet e korrupsionit dhe krimit në shumë se tre dekada.

Por çfarë po ndodh? Politikanët e tranzicionit, të trekëndëshit të Bermundës duket se janë bërë pishman për votimin e tyre për ngritjen e drejtësisë së re. Si Rama, Berisha dhe tani familja Meta-Kryemadhi kanë nisur sulmin frontal ndaj SPAK të trembur nga hetimet që po kryhen ndaj tyre që mund t’i çojnë pas hekurave.

Ky soj politikanësh ishin mësuar t’i emëronin vet prokurorët dhe gjyqtarët dhe sigurisht që atyre nuk do të iu ndodhte asgjë sikurse ka ndodhur deri më tani. Siç duket tashmë që nuk kanë kontroll më mbi SPAK dhe GJKKO nuk i zë gjumi i natës. Janë të tmerruar nga hetimet, ndaj Rama-Berisha-Meta-Kryemadhi etj, thuajse çdo ditë atakojnë punën e SPAK dhe BKH në mënyra të ndryshme.

I vetmi që mbështet pa kushte drejtësinë e re dhe çuarjen e hetimeve deri në fund për çdo politikan është kryetari i PD Lulzim Basha. Politikanët e ndershëm nuk duhet të kenë frikë nga SPAK. Është koha për drejtësi në Shqipëri. Të korruptuarit duhet të japin llogari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular