BallinaAktualitetIsh-deputeti i LSI 4 orë në SPAK. Ja arsyeja..

Ish-deputeti i LSI 4 orë në SPAK. Ja arsyeja..

Ish-deputeti i LSI Ralf Gjoni është thirrur në SPAK ditën e sotme. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se ndaj Ralf Gjonit nuk ka një çështje të hapur penale, por është thirrur për t’u pyetur si person që ka dijeni.

E pikërisht bëhet fjalë për hetimin që SPAK po kryhen ndaj Ilir Metës në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe atë të lobimeve të LSI-së.

Ralf Gjoni ka qenë dikur këshilltar i Ilir Metës. Besohet se Gjoni pyetet pikërisht për një nga këto dy çështje që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.https://www.youtube.com/embed/C5UsKHbR1_8?si=09kMw__6W0qxbSV5

Ralf Gjoni doli nga Prokuroria pas rreth 4 orësh dhe tha se ishte thirrur si person që ka dijeni. Detaje nuk tregoi për shkak të sekretit hetimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular