Endri Çekiçi është kthyer përsëri protagonist në kampionatin turk me fanellën e Pendikspor, teksa këtë herë ka lënë shenjë në ndeshjen ndaj kryesuesve të kampionatit, Gallatasarajit, Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka dhuruar sot asist, ndonëse në fund nuk ia doli që të siguronte pikë për ekipin e tij.
Gallatasaraj dominoi ndeshjen e luajtur në Stamboll, ku Çekiçi ishte zëvendësues, por u aktivizua që në minutën e 43-të të ndeshjes, pasi vendasit kishin shënuar dy herë me Ikardin e Bardakçi. Mertens çoi shifrat në 3-0 në pjesën e dytë ndërsa në minutën e 85-të, erdhi edhe goli i Pendikspor me Çekiçin protagonist.
Ky i fundit harkoi në mënyrë perfekte topin në një goditje dënimi për gjuajtjen me kokë të Ozturk për të shkurtuar diferencën.
SHIH VIDEON
Në fund erdhi edhe goli i Akturkoglu që vulosi fitoren 4-1 për Gallatasarajin. Ky ishte asisti i dytë për Çekiçin në këtë sezon, ku ka shënuar edhe një gol.