BallinaKronikeVrasja e Selavdi Shehaj në plazh/ U zbulua nga përgjimet e SKY...

Vrasja e Selavdi Shehaj në plazh/ U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, autoritetet italiane urdhër arrest për trafikantin shqiptar të drogës, Altin Sinomati

Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim, trafikantin shqiptar të drogës, Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo.

Sinomati është personi i radhës i cili ka dalë në skenë si i përfshirë në vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar, Selavdi Shehaj në 20 shtator në plazhin e Torvainanicas në Itali, shkruajnë mediat italiane.

Sinomati, shpjegon Ferrara në Gjykatën e Assizes në Frosinone, u zbulua falë “Sky ECC”. Biseda të koduara që e bëjnë të besuar, pohon koloneli, afër rrethit të Leandro Bennato dhe Giuseppe Molisso. Ai flet me Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar për besimin mes të dyve.

Sinomati dyshohet se i ka dhënë 150 mijë euro Raul Esteban Calderon, i akuzuar si vrasës i Fabrizio Piscitellit, për të vrarë Simonen.

Më 27 korrik 2020, raporton Ferrara, në shtëpinë e Bennatos, argjentinasi do të kishte mësuar për objektivin dhe së bashku me Elias Mancinelli, mikun e Leandros, do të fillonte të kryente inspektime në Bora Bora.

Fabrika ku më 20 shtator, sipas Prokurorisë së Romës, Calderon dhe Enrico Bennato qëlluan Shehajn. Dy të pandehurit e tjerë, Cianfrocca dhe De Rosa, gjetën njëri armën, tjetri motorrin. Dhe më pas Sinomati, i kërkuar si nxitës i supozuar i atentatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular