BallinaSportInter përgatitet për festën e madhe të titullit, zhvendoset zyrtarisht ndeshja me...

Inter përgatitet për festën e madhe të titullit, zhvendoset zyrtarisht ndeshja me Torinon

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Torinos, e vlefshme për ndeshjen e  34-të të Serisë A, e planifikuar fillimisht të luhet të shtunën në orën 15:00, është zhvendosur për të dielën e 28 prillit në orën 12:30.  Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës, nëpërmjet një njoftimi.

“Duke pasur parasysh kërkesën e Prefektit të Milanos, datë 23 Prill 2023, nr. protokolli 0135516, ne komunikojmë ndryshimin e orarit dhe ditës së një ndeshje” – Shkruhet në publikim. Kujtojmë që gjithçka ka lindur pas një kërkese të Interit, me klubin zikaltër që tashmë është shpallur kampione në Serie A dhe ka ftuar tifozët për festën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular