BallinaPolitikeZgjedhjet/Dega nr.11 Tiranë nis nga puna: Nga propozimi për deputetë, shqetësimet qytetare....

Zgjedhjet/Dega nr.11 Tiranë nis nga puna: Nga propozimi për deputetë, shqetësimet qytetare. PD,  e vetmja shpresë për shqiptarët

Bazuar në Udhëzimin  e PDSH dhe kryetarit Basha dega e nr,.11 e PD në Tiranë e njohur si zona e Laprakës ka nisur menjëherë nga puna në riorganizimin e mëtejshëm të strukturave, propozimet për deputetë apo dhe njohja në detaje me shqetësimet qytetare. Lajmin e konfirmon kryetari i degës Neritan Vladi i cili konfirmon se tashmë do jenë çdo ditë në terren për të kthyer PD si alternativë qeverisë vitin që vjen
Statusi i kryetarit të degës nr.11 të PD Tiranë dhe anëtarit të kryesisë Neritan Vladi:
“Mbrëmjen e sotme kishim kënaqësinë të ishim në njësinë “Josif Pashko” dega Laprakë.
Në bazë të udhëzimit të ardhur nga PDSH zhvilluam takimin e parë ndër shtatë njësitë që ka në organikën e re dega jonë.
Dëgjuam me vëmendje jo vetëm propozimet e ardhura nga anëtarët e kësaj njësie për deputet por edhe shqetësimet e shumta që kjo njësi ka.
Morëm shumë propozime jo vetëm për deputetin por edhe për organizimin e degës dhe platformën qeverisëse si alternative e së nesërmes!
Nga sot çdo ditë në teren për fushatën dhe zgjedhjet e vitit 2025.
Partia Demokratike si e vetmja shprese për shqiptarët”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular