BallinaAktualitetKërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë...

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë merr vendimin për Belerin

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të Fredi Belerit, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Fredi Beleri kishte bërë rekurs vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i refuzoi kërkesën për t’u lejuar që të betohet.
Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit 2023 i akuzuar për blerje votash. Kërkesat e tij për t’u liruar nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit, janë refuzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular