Nga Flamur Vezaj
Sot në SPAK, me cilësinë e personit që ka dijeni për vjedhjen e taksave të shqiptarëve në emër të inceneratorëve, Lali Eri do të presë shiritin e inaugurimit të ndërtesës, të cilën ia dhuroi BKH-se.
Të ftuar nderi, me ftesa të personalizuara nga Bashkia e Tiranës, janë prokurori Dritan Premci dhe tre oficerët e tij, të cilët do të falënderojnë Lali Erin për bujarinë e treguar në donacionin prej 60 milionë eurove ndaj shoqatës bamirëse “Inceneratorët”.
Shumë e cila është shpërndarë nga kjo “shoqatë bamirësie” tek individët në nevojë, si politikanë të Rilindjes, pronarë të mediave si dhe nevojtarë në ditën e zgjedhjeve!
Pritet gjithashtu që ky event të ndiqet me kufje në vesh nga shefi i SPAK-ut Dumani, i cili me financimin e ndërkombëtarëve të pranishëm pranë kësaj godine do të ofrojë kafe dhe ujë për kryebashkiakun Lali Eri në shenjë mirënjohje për prezencën e tij.
Gjithashtu është parashikuar që Lali Eri me gërshërë në duar, do te shpërndajë për SPAK-istat dhe BKH-istat e dalluar që vonuan njoftimin e inagurimit të kësaj ndërtese me mirënjohje të etiketuara si “dosje”!
Ndërkaq, i gjithë ky spektakël do të pasqyrohet në të gjitha mediat në Shqipëri dhe jashtë saj live!