Marrëdhënia shoqërore, e cilësuar edhe si aleancë mes Julit, Rozës dhe Erjolës është përçarë.
Opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se Juli i përdori vajzat dhe në këtë pikë të lojës që ‘nuk i duhen më’, erdhi kjo situatë. Nga ana e tij, Juli nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë.
Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ato lojtar që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të forta.
Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua ti dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.
Arbër: mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.
Roza: është e vërtetë, e kam vënë re
Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.
Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë
Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.
Juli: Po unë ika mo
Abër: Ajo të tha më mbështet.
Top Channel