BallinaBotaKina kundër, Gjermania shuan dyshimet: Tarifat e BE-së për mallrat kineze nuk...

Kina kundër, Gjermania shuan dyshimet: Tarifat e BE-së për mallrat kineze nuk janë dënim

spot_img
spot_img

Tarifat e propozuara të BE-së për mallrat kineze nuk përbëjnë “dënim”. Kështu deklaroi para zyrtarëve kinezë në Pekin ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Vizita e Habeck në Kinë është e para nga një zyrtar i lartë evropian që kur Brukseli propozoi tarifa të larta për importet e automjeteve elektrike të prodhimit kinez për të luftuar atë që BE e sheh si subvencione të tepërta.

Kina paralajmëroi të premten përpara mbërritjes së tij se përshkallëzimi i ‘fërkimit’ tregtar me BE-në për automjetet elektrike të prodhimit kinez mund të ndezë një luftë tregtare.

Në një takim me Zheng Sanjie, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës, Habeck tha se tarifat e propozuara të BE-së synojnë të barazojnë fushën e lojës me Kinën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular