BallinaKryesoreEURO 2024/ Sot mbyllen ndeshjet e grupit të parë, fati i dy...

EURO 2024/ Sot mbyllen ndeshjet e grupit të parë, fati i dy sfidave i intereson edhe Shqipërisë

spot_img
spot_img

EURO 2024 nis sot raundin e tretë të ndeshjeve të fazës në grupe, teksa do të njohë verdiktet përfundimtare në Grupin A në sy sfidat që do të luhen sot në darkë. Këto ndeshje, i interesojnë në mënyrë indirekte edhe Kombëtares shqiptare pasi mund të ndikojnë në kualifikimin e saj apo edhe në një vazhdimësi të mundshme në turne.

Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.

Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup. Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup. Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular