Princ William foto në prapaskenë me Taylor Swift dhe dy fëmijët! Video duke kërcyer në koncert bën xhiron e rrjetit

0
704

Taylor Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce janë fotografuar së bashku me Princin William dhe dy prej fëmijëve të tij.

Princi i Uellsit mori pjesë në koncertin e këngëtares në Londër dhe më konkretisht në Wembley me Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Në fakt, familja mbretërore është fotografuar me këngëtaren dhe partnerin e saj, në prapaskenë.

Taylor Swift ka postuar foton në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë postim ka uruar Princin William për ditëlindjen e tij.

 “Gëzuar ditëlindjen! Shfaqjet në Londër kanë një fillim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar këngëtarja.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një video e Prin Williamit, e cila po bën xhiron e rrjetit.

Princi Williami shihet duke kërcyer në ritmin e ‘Shake it Off’ në tribunat në Wembley. Video është bërë virale në TikTok, duke tejkaluar 85,000 pëlqime në vetëm tre orë.

I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William duket se po argëtohet, duke mos marrë parasysh turmën rreth tij.