BallinaBota“Dhuna nuk ka vend në politikën amerikane”/ Ligjvënësit republikanë dhe demokratë dënojnë...

“Dhuna nuk ka vend në politikën amerikane”/ Ligjvënësit republikanë dhe demokratë dënojnë atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

spot_img
spot_img

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin “Zoti e mbrojti Presidentin Trump”.

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump “të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump”, u shpreh ai.

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

“Është e tmerrshme ajo që ndodhi në tubimin e zotit Trump në Pensilvani dhe jam i lehtësuar që ish-Presidenti Trump është mirë. Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë,” tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në platformën X.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, shkroi në X: “Amerika është demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është asnjëherë e pranueshme”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u shpreh: “Sot, të gjithë amerikanët ndjehen të lehtësuar që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm gjatë një tubimi paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular