Në tarracën e lokalit të një 35-vjeçari me iniciale A.D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin Rrjoll në Velipojë. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.