VIDEO/ Gol vendimtar, sulmuesi shqiptar bën heroin në elitën e futbollit rumun

0
216

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albin Berisha, u shndërruar në hero për Petrolul, në duelin ndaj Rapidit të Bukureshtit të vlefshëm për javën e 3-të të kampionatit elitar të futbollit në Rumani. 

Berisha shënoi golin e fitores për skuadrën e Petrolul, në triumfin 1-0 të arritur ndaj Rapidit të Bukureshtit.  

23-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 31-të të sfidës duke i siguruar 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij. Në këtë duel për skuadrën mike të Rapidit të Bukureshtit u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, i cili u hodh nga stoli në minutën e 67-të, por pa mundur të lerë gjurmë.