BallinaKronikeFOTO/Kush është polici dhe 45-vjeçari që u plagos me armë nga efektivi...

FOTO/Kush është polici dhe 45-vjeçari që u plagos me armë nga efektivi në Komunën e Parisit, partnerja “mollë” sherri

spot_img
spot_img

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Komunën e Parisit, ku efektivi i policisë, Erion Goxhara qëlloi me armë në pjesën e poshtme të trupit 45-vjeçarin, Loren Kosta.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi Kosta kishte ngacmuar partneren e Goxharës dhe ky i fundit e qëlloi me pesë plumba 45-vjeçarin në këmbë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se Kosta ka punuar më parë te KESH, ndërsa aktualisht punon tek Enti Rregullator i Energjisë.

Efektivi Goxhara ndodhet ende në kërkim, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije në një deklaratë për mediat se kishte komunikuar me të dhe se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i bëri thirrje efektivit që të dorëzohej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular