BallinaKronikeDy vëllezër marrin peng një 44-vjeçar dhe e kërcënojnë, policia zbardh ngjarjen!...

Dy vëllezër marrin peng një 44-vjeçar dhe e kërcënojnë, policia zbardh ngjarjen! Në pranga autorët

spot_img
spot_img

Një 44-vjeçar është marrë peng nga dy vëllezër, të cilët e kanë futur me forcë në makinë dhe më pas e kanë kërcënuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në pranga janë vënë dy autorët. Policia sqaron se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Njoftimi i policise

Morën në makinë pa dëshirën e tij një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular